Shqipëria “përcjell” emigrantët, fluks në të gjitha pikat doganore në vend
Shqiperia vazhdon te jete nje vend tranzit, te pakten sa i perket kalimit te shetasve kosovare te cilet mberrijne ne Shqiperi me ane te trageteve dhe me pas udhetojne drejt Kosoves nepermjet pikes kufitare te Morines ne Kukes.Nga te dhenat e marra prane kesaj pike doganore ,mesohet se gjate 24 oreve te fundit kane hyre ne Shqiperi rreth 7 mije shtetas kosovare, me 3 mije automjete te cilet po rikthehen prane vendeve te tyre te punes ne shtetet perendimore.Ne dispozicion te emigranteve jane vendosur 5 sportele, ndersa mesohet se gjate gjithe kesaj periudhe te festave te fundvitit ne te gjitha pikat kufitare te Kukesit kane hyre me shume se 20 mije shetatas kosovare.Pavaresisht fluksit, krahasuar me vitet e meparshme numri i emigranteve te cilet kthehen ne Kosove me rastin e festave ka pesuar ulje te theksuar.Ky fakt i cili vihet re ne te gjitha doganat dhe pikat kufitare te Shqiperise, tregon edhe njehere situaten ekonomike mjaft te veshtire me te cilen jane duke u perballur emigrantet shqiptare ne vendet perendimore ku ata jetojne dhe punojne.Pika e kalimit kufitar Kakavije ka shenuar fluks te enigranteve gjate 24 oreve te fundit. Burime nga kjo dogane bejne me dije se 4300 shtetas kane lene pas traun e doganes shqiptare, nderkohe qe kane hyre 3020 persona.Ne kete pike kufitare nga ana e pales shqiptare po punohet 8 sportele, ndersa nga ajo greke me 5. Pavaresisht fluksit, nuk jane shenuar rreadhe te gjata, nderkohe qe vihet re nje numer shume i larte i autobuseve te cilet kryejne itineraret e Shqiperi- Greqi.Edhe ne Kapshtice vazhdon kthimi i emigranteve per ne shtetin grek,ku ndryshe nga nje dite me pare, ne kete dogane jane shenuar 2926 shtetas te cilat jane larguar nga Shqiperia. Situata eshte shenuar e qete dhe pa probleme.