Fier, incidentet gjate festës, mbi 70 persona në urgjencën e spitalit

Nderrimi i viteve eshte shoqeruar me probleme ne Fier, ku nuk kane munguar rastet e shumta te qytetareve, te cilet kane patur nevoje per ndihmen e pare mjekesore.Nga te dhenat e marra prane urgjences se spitalit te ketij qyteti, mesohet se rreth 70 persona jane drejtuar prane ketij reparti, shumica prej tyre si pasoje e konsumimit te larte te pijeve alkoolike, por edhe persona te cilet kane pesuar djegie gjate ndezjes se fishekzjarreve.Per fat te mire, nga plaget e shkaktuara nuk ka patur persona te cileve u eshte dashur mjekim ne vazhdimesi si pasoje e ndonje komplikacioni shendetesor, por pas marrjes se ndihmes se pare mjekesore ata jane larguar serish prane familjeve te tyre.Krahasuar me vitet e kaluara kjo ka qene nje shifer e larte e regjistruar ne urgjencen e ketij spitali gjate nderrimit te viteve, nderkohe qe nuk jane regjistruar probleme per sa i perket aksidenteve automobilistike.