Helmimet nga ushqimet, Stafa: Bëni kujdes edhe nga restorantet

34 persona i janë drejtuar urgjencës së QSUT-së për shkak të helmimit nga ushqimi. Rastet janë regjistruar nga data 1 deri në 3 janar. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve thotë se festa e ndërrimit të viteve ka të tilla pasoja për arsye të moskujdesjes dhe konsumimit të ushqimeve pa kriter.Hasan Stafa këshillon qytetarët që deri në datën 10 janar të mos drekojnë e darkojnë në restorante sepse ndodh që këto të fundit të sërvirin ushqimet apo gatimet e mbetura.Pavarësisht riskut për ti shërbyer si prodhime të freskëta e të ngrohta, shumica e tyre u kanë furnizimet e bëra apo gatimet që nga data 31 dhjetor.Ndërsa një ditë më parë nga urgjenca e Tiranës u raportua se 22 persona kanë patur nevojë për ndihmën e mjekut për shkak të intoksikimit nga alkooli.Pavarësisht këtyre të dhënave, autoritetet shëndetësore thonë se ky ka qenë një ndër vitet me të qeta e fatmirësisht pa pasoja fatale.