Sms-të te muri i Kryeministrisë, shuma e mbledhur shkon për jetimët në Tiranë

300.000 lekë është fondkontributi i mbledhur nga mesazhet e dërguara në numrin e publikuar në fasadën e selisë së Krymenistrisë.Kjo nismë mban emrin “Shqipëria dhuron, Shqipëria uron” dhe e gjithë shuma i shkoi shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”. Etleva Shehi, drejtoresha e shërbimit social shtetëror tha se ky është një kontribut modest, por mbështetja për fëmijët e braktisur është prioritet i Ministrisë.Gjithashtu, Aleksader Kadiqi, zv.drejtor i Eagle Mobile dhe Albtelekom tha se kompania u mundua të jetë më afër të vegjëlve.E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe zv. ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri. Kontributi është mbledhur nga mesazhdërguesit që janë qytetarë të thjeshtë, fondacione apo deputetë.