“Bilanci i Vitit të Ri”, 22 të intoksikuar nga alkooli, 60 kërkesa për autoambulancë

Urgjenca e qendrës më të madhe spitalore në vend “Nënë Tereza” ka nisur sot një ditë normale pune, pas avarisë në kuadër të festës së Vitit të Ri.Kryeinfermieri i Urgjencës së Tiranës, Misir Stojku duke folur për situatën gjatë festimit të ndërrimit të viteve tha se mbrëmjen e 31 dhjetorit në Urgjencën e Tiranës janë paraqitur22 raste për mjekim.Ndërkohë kanë qenë të shumta kërkesat për autoambulanca nga familjarët në kryeqytet, plot 60 të tilla, ku personat e paraqitur ishin me shenja helmimi, kryesisht nga pijet alkoolike dhe pak raste nga ushqimi.Pacientët pasi i janë nënshtruar trajtimit e kanë kaluar rrezikun dhe disa prej tyre kanë lënë tashmë spitalin.Ndërsa jemi në ditën e dytë të muajit të parë të 2014, Stojku thekson se shërbimi i Urgjencës në Tiranë është në gatishmëri të plotë me autoambulanca dhe personel mjekësor.