Policitë shqiptare thellojnë bashkëpunimin

Forcimi i sigurisë së dy shteteve dhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian ka qënë në fokus të takimit mes drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Artan Didi dhe homologut të tij kosovar Shpend Maxhuni.Në takimin mes dy drejtorëve të policisë u diskutua edhe për bashkëpunim drejt realizimit të projekteve të përbashkëta.Drejtori i Policisë Shqiptare, Artan Didi, tha se institucionet e Shqipërisë duan që bashkëpunimi me Kosovën të shpërbejë edhe për realizimin e qëllimit të përbashkët që kanë këto dy vende, e që është përfshirja në Bashkimin Evropian.“Në këtë takim neve trajtuam problemet e bashkëpunimit në disa fusha, në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve, në fushën e forcimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe sidomos edhe në shkëmbimin e ndërsjellë të përvojave në fushën e arsimimit policor. Policia shqiptare është në proces formimit dhe një proces që ajo kërkon ngritje të vlerave të veta për t’iu përshtatur edhe atyre kërkesave që kërkon integrimi i Shqipërisë në BE, dhe ne ashtu siç duam që të përmirësojmë vetën, ashtu siç duam që të gjejmë vlerat tek vetja dhe të gjejmë fuqi për t’u ballafaquar me institucionet homologe të zbatimit të ligjit në Evropë, kështu duam që të ketë edhe Policia e Kosovës dhe për këtë arsye duam që ky bashkëpunim të shpërbejë edhe për shkëmbimin e këtyre përvojave dhe për mbështetjen dypalëshe që të dyja vendet tona të realizojnë atë aspiratën e përbashkët për t’u përfshirë në Bashkimin Evropian dhe për t’u bërë pjesë e hapësirave euroatlantike”, ka thënë ai.Ai shtoi se vizita e tij e parë në Policinë e Kosovës është bërë për të treguar rëndësinë që Policia Shqiptare i jep marrëdhënieve me këtë institucion.Ndërsa, drejtori i policisë së Kosovës Shpend Maxhuni tha se në këtë takim u diskutua për shumë projekte që këto dy vende synojnë t’i realizojnë.“Unë në pika të shkurta e njoftova z.Didi për gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës, po ashtu bashkëbiseduam për shumë projekte të cilat ne i kemi fokus për të ardhmen, çdo herë duke iu dhënë prioritet veprimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta si dy polici të dy shteteve, në kundërvënien e çfarëdo forme, të fenomeneve që sot janë shqetësime për dy shtete, respektivisht për qytetarët e dy shteteve”, ka thënë ai.Gjithashtu, Maxhuni tha se bashkëpunimi ndërmjet dy policive në brezin kufitar është shumë i ndërsjelltë, dhe se gjendja e sigurisë sot konsiderohet të jetë e qetë dhe  e stabilizuar.