Arrestohen 3 komisionerë të “Ruzhdies”, ishin në kërkim

Janë arrestuar nga policia 3 komisionerë të komunës Ruzhdie në Fier pasi ishin shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.Sipas policisë, komisionerët e arrestuar janë Robert Myftari, Veledin Myftari dhe Vladimir Karaj të cilët akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet në zgjedhjet e vitit 2009.Një javë më parë, Gjykata e Apelit Vlorë dha masën e sigurisë “arrest me burg për 3 komisionerët e komunës Ruzhdie në Fier.