Pagesa e ndihmës ekonomike, Kospiri: Do shlyhet 2013, vazhdon auditi

Pagesat e paaftësisë për muajin dhjetor janë shlyer, por personat me aftësi të kufizuar kanë muaj më parë që nuk kanë marrë këtë ndihmë. Zv.ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, tha se shpërndarja e pagesës së papaftësisë ka ndeshur probleme, sidomos në bashkinë e Kamzës.Me buxhetin e 2014-ës, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë synon të shlyejë të gjitha detyrimet ndaj kësaj kategorie dhe duke filluar nga muaji janar e në vazhdimësi garanton se shteti nuk do të jetë më debitor ndaj personave me aftësi të kufizuara.Paralelisht me këto vendime, kjo Ministri ka nisur në të gjithë vendin auditimin e institucioneve për të hequr nga skema e përfituesve personat abuzivë, të cilët nuk meritojnë të përfshihen në këtë listë.Ministria ka publikuar një numër të madh personash të përfshirë në këtë listë në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, ndërsa bëhet e ditur se ky audit do të bëhet në të gjithë vendin.