Vlora ende "përgjumur", nesër pritet të nisë fluksi në port
Edhe data 2 janar i gjeti rruget e Vlores te boshatisura dhe qytetin ne teresi teper te qete. Merkatot, lokalet, restorantet dhe çdo gje tjeter ishin dhe sot te mbyllura me perjashtim te ndonje kafeneje, te cilat kishin ngarkese pune.Qarkullimi i automjeteve ne rruget primare te qytetit ishin me te zbrazeta se ditet normale madje dhe trotuaret bosh, ndersa familjarë shkonin per vizita tek njeri-tjetri.Dhe trageti i linjes Vlore-Brindisi nuk u nis per linje diten e sotme, ndersa pritet qe puna kryesisht tek privatet te rifillojë neser.Policia, zjarrefikset dhe mjekesia jane ne gadishmeri. Por kjo heshtje nuk ishte mbremjen e djeshme,ku dy banesa u perfshine nga flaket si pasoje e shkendive elektrike, por fatmiresisht demet nuk ishin te konsiderueshme.Dita e trete e vitit 2014 pritet te jete me e zhurmshme dhe neser rifillojne daljet nga porti i Vlores, ku policia kufitare ka marre te gjitha masat dhe pritet te punojë me 9 sportele, 5 per pasagjeret dhe 4 per automjetet.