Ndriçimi në Lezhë, aplikohet një sistem modern që kursen energjinë

Viti 2014 e ka gjetur Lezhen me nje pamje tjeter persa i perket ndriçimit te qytetit. Me nje projekt te financuar nga PNUD, bashkia e Lezhes ka aplikuar per here te pare ne vendin tone teknologjine me te mire ne bote ne sistemin e ndriçimit qe kursen energjine elektrike, duke bere te mundur ndriçimin e te gjitha rrugeve dhe lagjeve te ketij qytetit, dritat te cilat jane ndezur mbremjen e nderrimit te viteve duke i dhene nje pamje tjeter Lezhes.Kreu i bashkise, Viktor Tushaj, beri te ditur se jane vendosur llamba ne 500 pika te ndryshme te Lezhes dhe kjo teknologji e re do te kurseje energjine ne masen 80 perqind, çka do te thote se kostoja e zbatimit te ketij projekti do te likujodohet ne nje hark kohor tre vjeçar.Ne kete menyre bashkia e Lezhes, i ka bere nje dhurate qytetareve ne naten e nderrimit te viteve, ndersa i ka dhene qytetit nje pamje tjeter. Sistemi i ndriçimit ne Lezhe ishte demtuar prej dy vitesh, duke bere qe rruge dhe lagje te ketij qyteti te zhyten ne erresire, ndersa ishte kthyer ne nje rrezik edhe per levizjen e qytetareve.