Mozaiku i Arapajt, nxirret nga rëra monumenti i veçantë
Pas shume vitesh i konservuar nen siperfaqen e reres, eshte nxjerre ne drite per tu verifikuar nga specialistet, nje prej mozaikeve me te veçante ne Ballkan, ai i Arapajt, nje mozaik me motive baritore i zbuluar nga arkeologet dhe studiuesit e njohur si Sali dhe Hava Hidri.Sipas Drejtoreshes se deges se Monumenteve ne Durres, Keidi Sejdini,mozaiku eshte ruajtur mire nga faktoret natyrore.Nderkohe specialiste te njohur te monumenteve kane kerkuar qe ky mozaik te jete i ekspozuar per publikun ,duke realizuar medoda me bashkekohore konservimi, njera prej te cilave eshte me mbulese xhami, ne menyre qe te jete e vizitueshme dhe e dallueshme per publikun.Nje pjese e monumenteve te kultures apo dhe zbulimeve te tjera ne Durres ,mbeten te paekspozuara per shkak se mungon infrastruktura, apo dhe ndodhen ne themele pallatesh te ndertuara, kryesisht pas viteve ‘90.