Zbarkon Kroçera e parë për 2014, 178 turistë vizitojnë Tiranë e Durrës
Kroçera “Regina della Pace”me 178 turistë në bordin e saj ka mbërritur në portin e Durrësit. Kjo është vizita e parë e një anije turistike në Durrës per vitin 2014.Drejtuesit e agjencisë turistike pritëse, bënë të ditur se vizitorët janë kryesisht nga Kroacia, por nuk mungojnë edhe turistë nga Italia dhe Sllovenia. Ata kanë shfaqur interesimin e tyre për këtë udhëtim në Shqipëri, i cili po realizohet që në ditën e dytë të vitit 2014.Anija turistike "Regina della Pace" është ankoruar në kalatën nr 4 dhe turistët e organizuar me autobuzë janë nisur për të vizituar qendrat historike dhe arkeologjike të qyteteve të Durrësit dhe Tiranës.Kroçera ka mbërritur nga porti i Kotorrit (Mali i Zi) dhe sot në mbrëmje do të vijojë lundrimin drejt Korfuzit (Greqi). Ajo ka një gjatësi prej 139 metrash dhe shpejtësi prej 19 milje në orë.