Vret veten shqiptari në Itali, plagosi të afërmit e ish-bashkëshortes 2 ditë më parë

Ka përfunduar në mënyrë tragjike arratisja e emigrantit shqiptar në Itali, i cili plagosi me pistoletë ish-vjehrrin dhe ish kunatin e tij mbrëmjen e 31 dhjetorit.43-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia italiane u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm pranë ish-gjykatës së të miturve në Brescia. Mediat italiane raportojnë se pranë trupit të tij u gjet dhe arma pistoletë me të cilin ai vrau veten.Mbrëmjen e ndërrimit të viteve në banesën e familjarëve të ish bashkëshortes në rrugën Mameli, 43 vjeçari qëlloi me pistoletë mbi vëllanë dhe babanë e ish-bashkëshortes së tij. Plumbat kanë prekur ish vjerrhin, 64 vjeç në këmbë, ndërsa një plumb tjetër ka goditur ish kunatin 33 vjeç në gjoks.Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Brescias ku dhe po marrin mjekimin. Sipas mjekëve gjëndja më e rëndë është ajo e 33 vjeçarit i cili ka plagë në gjoks. Ky i fundit i është nënshtuar dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.Policia thotë se 43-vjeçari nuk pranonte lehtë ndarjen me bashkëshorten e tij. Gjithashtu ai ka pasur sherr me ish-gruan edhe për shkak të kujdestarisë së dy fëmijëve të tyre.