Tregtarët edhe sot pushim, tregjet e fruta-perimeve vijojnë të mbyllura
Tregjet e fruta perimeve në kryeqytet vijojnë që të jenë të mbyllura. Edhe pse data shënon 3 janar shumë tregtarë ende nuk kanë rinisur punën për vitin 2014.Ndërkohë edhe ata pak që kanë filluar punën shprehen se nuk kanë pasur blerës edhe pse çmimet janë mjaft të ulta. Prodhimet që shiteshin në Ish-Uzinën Dinamo më së tepërmi ishin të mbetura nga viti i kaluar ndërsa puna normalisht pritet që të filloj ditën e hënë.Tregtarët deklarojnë se dhe për disa ditë çmimet do të vijojnë që të jenë të ulta pasi pas çdo feste blerjet janë shumë të pakta ndërkohë që ka edhe prodhim të mbetur stok.Që prej disa vitesh ndërrim viteshpuna në tregjet e Tiranës nis disa ditë me vonesë gjë kjo që tregon se konsumi vijon të jetë i dobët tregtojnë më së tepërmi mallin.