Shpenzimet gjatë festave në Vlorë, ulen me 80 % prenontimet në lokale

Qytetit te Vlores duket se i eshte rikthyer jeta pas dy dite qetesie dhe rruge te boshatisura.Gjate dites se sotme jane çelur te gjitha bizneset private dhe bulevardi i qytetit ka shenuar nje numer te larte te banoreve te cilet kane lene pas pushimet e fundvitit dhe kane nisur aktivitetet e tyre te perditshme.Pavaresisht se tashme festa ka ulur siparin e saj, ende emigrantet nuk kane filluar te rikthehen ne vendet perendimore ku ata punojne dhe jetojne.Trageti i linjes Vlore-Brindisi, do te kryeje udhetimin e tij te pare per kete vit gjate oreve te pasdites, por nga informacionet e marra numri i emigranteve te cilet do te largohen mendohet te jete i ulet, pasi shume prej tyre kane zgjedhur fundjaven per tu larguar nga Shqiperia.Por pertej kesaj panorame qytetaret e Vlores jane shprehur se Viti i Ri eshte pritur me pak pergatitje ne tryezat e tyre, pasi çmimet ishin teper te larta, krahasuar me te ardhurat qe ata perfitojne.Ulje teper e ndjeshme u shenua edhe ne numrin e pronotimeve te familjeve, te cilat festuan ne lokale mberritjen e vitit 2014, ku krahasuar me nje vit me pare por edhe sipas pronareve te ketyre bizneseve numri i pronotimeve ishte gati 80% me pak se heret e kaluara, nje tregues i qarte ky per ekonomine e familjeve shqiptare.