Noeli banori i parë për 2014, 4 kg dhe gëzon shëndet të plotë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2014, 15:36
Quhet Noel dhe është foshnja e parë që ka ardhur në jetë menjëherë pasi akrepat shënuan trokitjen e parë të vitit 2014. Foshnja ka lindur me një peshë mjaft të mirë prej 4 kg dhe gëzon shëndet të plotë së bashku me nënën e tij.Noeli erdhi në jetë në maternetin ""Mbretëresha Gerldine" në kryeqytet. Në të njëjtin maternitet pasi ka hyrë viti 2014 kanë ardhur në jetë edhe 3 djem të tjerë.Duket se do të jetë viti i djemve, 2014-ta pasi edhe në Kosovë dhe Maqedoni, fëmijët e parë të lindur në minutat e para të këtij viti janë djem.Në 2013 foshnja e parë ka qenë një vajzë e quajur Fjona. Se çfarë solli 2013, secili bën bilancin e tij, ndërsa është herët të thuhet nëse ky vit do të jetë më me fat, sepse fëmija i parë i tij është djalë.