Kosovë, festohen Krishtlindjet
Në katedralen katolike “Nëna Terezë” në Prishtinë është mbajtur mesha pwr të shënuar Festa e Krishtlindjes. Në praninë e qindra besimtarëve katolikë, meshën e Krishtlindjes e ka drejtuar Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.Ai i ka uruar besimtarët katolikë për Festën e Krishtlindjeve dhe është lutur për paqe e dashuri ndërmjet njerëzve.Lidhur me festën e Krishtlindjes, besimtarët katolikë të Kosovës i kanë uruar edhe krerët e lartë të institucioneve të Kosovës. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në urimin e saj ka theksuar se kremtja e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes dhe të dashurisë midis popujve dhe dashurinë e krijuesit për njerëzimin.Ndërkohe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në urimin e tij ka theksuar se Festa e Krishtlindjes bart në vete mesazhin e paqes, të lindjes, mbarësisë dhe humanizmit, vlera këto të njerëzimit, që i bashkojnë mendjet e shpirtrat për një të ardhme më të ndritur për brezat që vijnë.