RTV Ora News ‘përcjell’ 2013-ën, Ylli Ndroqi: Paanshmëria, prioriteti kryesor

2013-ta shënoi për “Yldon Media Group” një vit suksesi! Dhe sipas traditës, suksesi duhet festuar! Andaj e gjithë kolana e kompanive të këtij rrjeti mediatik u mblodh në një mbrëmje feste, për të ndare emocionet e arritjeve të vitit që lamë pas, por edhe për të trokitur gotat për Vitin e Ri 2014.Stafi i RTV “Ora News”, i televizionit “Channel One”, “Yldon” Compani, kompanisë “Landon” shkëmbyen urimet për një vit të mbarë.Për ekranin e Ora News dhe Channel One, viti që po lëmë pas ka qenë sfidues, e padyshim sfida më e madhe ishin zgjedhjet. Por misioni u krye me sukses dhe kjo falë një ekipi të madh, të palodhur e profesional që lajmotiv ka mbajtur paanësinë dhe të vërtetën për qytetarin.Dhe kjo festë, ishte një shenjë mirënjohje për të gjithë ata që çdo ditë punojnë për ta bërë ekranin e Ora News më të dashurin për shqiptarët.Presidenti i “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij Mimoza, çmuan kontrobutin e stafit të këtij gjerdani mediatik, duke i përcjellë këtë mesazh urimi dhe falenderimi.“Është kënaqësi t’ju shoh të gjithëve këtu nga një vit i lodhshëm, por në fund të fundit kemi dalë të sukseshëm të gjithë. Falenderoj “Yldon Media Group” që bëri të mundur që ne të jemi sëbashku këtu”tha zoti.Ndroqi.Por ky moment ishte edhe një stacion ndalese për atë që mund të cilësohet kryefjala e suksesit Ora News, zgjedhjet , sondazhi dhe exit poll-i, i cili dëshmoi paanësinë e këtij ekrani.z.Ndroqi premton se edhe në të ardhmen, aleat i vetëm i televizonit do jenë qytetarët.“Sondazhet apo ai exit poll me një vlerë shumë të madhe që i tregoi të gjithë Shqipërisë se Ora Neës është një televizion i paanshëm dhe tregon gjithmonë të vërtetën dhe ndan dhe partinë fituese”u shpreh Presidenti i “Yldon Media Group”.Një armatë prej 400 punonjësish punon para e pas kuintave për ta shndërruar “Yldon Media Group” në më të dashurin e shqiptarëve. Pas një viti të lodhshëm, por i cili mbyllet me kënaqësinë e të qenit i sukseshshëm, është koha që mes tyre të festojnë dhe të përcjellin urime.Festës së “Yldon Media Group” i ishin bashkuar edhe emra të njohur të medias, politikës dhe shoqërisë civile në vend që uruan edhe më shumë sukses për këtë gjerdan mediatik.Çdo fundvit, kjo festë është kartolina e “Yldon Media Group” jo vetëm për ata që përshkojnë këtë rrugëtim arritjesh, por edhe për teleshikuesit që i qendrojnë besnik ekraeve tona, duke i përsjellë urimet për një vit të gëzuar të 2014-ës.