Fshirja e serverit të tatimeve,PD:Mazhoranca ka frikë nga e vërteta
Partia Demokratike e ka cilësuar si të paprecedentë dhe antikushtetues rrëzimin nga Parlamenti të kërkesës së saj për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar për të hetuar fshirjen e serverit të Tatimeve.Në një konferencë për shtyp, deputetja demokrate Jorida Tabaku theksoi se rrëzimi i këkesës së PD-së shton dyshimet se ndërhyrjet në serverin e tatimeve për interesa klienteliste dhe për favore politiko-ekonomike.Sipas saj, mazhoranca Rama-Meta edhe pse ka vetëm 100 ditë që ka marrë pushtetin, ka frikë të hetohet dhe të japë llogari, dhe këtë e tregoi duke rrëzuar me forcën e kartonëve kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor, për zbardhjen e manipulimit që ka ndodhur me të dhënat konfidenciale të qytetarëve shqiptarë, në serverin qendror të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.“Kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor u bë nga 1/4 e deputeteve dhe në këto kushte, Kushtetuta përcakton se ngritja e tij është e detyrueshme. Rrëzimi i kërkesës është veprim antikushtetues. Po ashtu, sipas Gjykatës Kushtetuese, komisionet hetimore janë një instrument i fuqishëm kontrolli i parlamentit mbi qeverinë dhe administratën për të siguruar se këto veprojnë në bazë të ligjit. Gjykata Kushtetuese, thotë se, në mënyrë të veçantë, komisioni hetimor është një instrument i fuqishëm kontrolli ne duart e opozitës” tha ajo.Sipas saj, rrëzimi i kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike nga mazhoranca me forcën e kartonëve, është një dhunim arrogant i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të opozitës, me qellim fshehjen e një skandali të rëndë.“Përmes këtij komisioni ne kërkuam që të hetohet, me qellim kontrollin e zbatimit të ligjit dhe identifikimin e nevojave për ndërhyrje legjislative, që kjo shkelje me pasoja të renda publike dhe individuale, të mos përsëritet më. Dhe kjo është plotësisht ne përputhje me nenin 77 të Kushtetutës, e nuk ka për qëllim hetimin penal të personave përgjegjës, pra nuk e pengon prokurorinë në punën e saj. I kujtojmë publikut se, një akt i paprecedentë, një shkelje seriale e ligjit, me bekimin e qeverisë dhe me mbështetjen e drejtuesve të sistemit tatimor, ndodhi ne mesin e muajit të shkuar, që solli si pasojë mosfunksionimin e sistemit elektronik tatimor për më shumë se dy javë. Kjo ka cënuar të dhënat konfidenciale të qytetarëve të mbrojtura me ligj, dhe i ka shkaktuar një dëm të madh biznesit dhe arkës së shtetit”- tha ajo.Tabaku thote me tej se skandali ëshë thelluar, pasi janë zhdukur pamjet filmike që vërtetojnë ndërhyrjen e disa personave në serverin qendror të Drejtorisë së Tatimeve.“Rrëzimi me votë i kërkesës sonë, shton edhe më shumë dyshimet se ndërhyrjet e paligjshme në serverin e tatimeve janë bërë për interesa klienteliste e për favore politiko-ekonomike. Rrëzimi i kërkesës tonë, është një shenjë dobësie dhe frike e qeverisë dhe e mazhorancës parlamentare për t’u hetuar e për t’u përballur me të vërtetën”- tha ajo.