Buletini statistikor i policisë, ulen veprat penale krahasuar me 1 muaj më parë

Ministria e Brendshme publikon buletinin mujor te punes se Policise se Shtetit, duke renditur ne te gjithe aktivitetin e bere nga periudha 17 nëntor deri më 17 dhjetor. Sipas buletinit vihet re një rënie e veprave penale, krahasuar me një muaj më parë.“Gjatë periudhës 17 nëntor deri më 17 dhjetor, janë evidentuar 391 vepra penale më pak. krahasuar me periudhën 17 tetor-17 nëntor”, thuhet në buletinin e policisë.Ndërkaq sipas Ministrisë së Brendshme, ulja më e madhe është vërejtur në krimet ekonomiko-financiare, për shkak të numrit të lartë të veprave të evidentuara në kuadër të operacionit ''Fund Marrëzisë" gjatë periudhes 17 tetor-17 nëntor.Po kështu gjatë kësaj periudhe theksi është vënë edhe në luftën ndaj fenometit të korrupsionit. Sipas Ministrisë së Brendshme, gjatë kësaj periudhe janë 87 persona të cilët janë proceduar për këtë vepër penale.Sa i përket luftës ndaj lëndëve narkotike, shifrat e bëra publike për këtë periudhë flasin për 3.9 tonë drogë e llojit marijuana të sekuestruara. Po kështu Ministria e Brendshme bën të ditur se, gjatë kësaj periudhe janë kapur 191, që kanë qenë në kërkim.TË KËRKUARIT E ARRESTUAR:Në kërkim ndërkombëtar - 7 personaPër vrasje - 7 personaPër krime kundër pronës - 55 personaNë fushën e krimit të organizuar - 23 personaPër vepra të tjera- 99 persona