Vasili: LSI, amendamente për buxhetin e vitit 2014
Buxheti dhe paketa fiskale nuk do te amendohen vetem nga opozita. Lëvizja Socialiste për Integrim ka disa pika reflektimi qe per nenkryetarin Petrit Vasili, ndryshimi eshte i domosdoshem.LSI ka depozituar ne Komisionin parlamentar te ekonomise 3 amandamente, ku propozon persa i përket biznesit fason, që tatimi mbi të ardhurat të vazhdojë të qëndrojë në masën 10 %, duke ndryshuar vendimin e qeverise qe synonte ta rriste deri ne 15 %.“Lidhur me projekbuxhetin i cili ndodhet në një fazë të re të konkretizimit ka disa momente që kanë nevojë për reflektimet përkatëse për ta bërë sa më efikas këtë buxhet. Mbas një diskutimi të grupit parlamentar të LSI-së, kem depozituar në komisionin e ekonomisë disa amendamente që kanë të bëjnë me disa përgjigje që shkojnë për disa kategori të ndryshme të shoqërisë” tha Vasili.Ndersa ne dy amendamentet e tjera, LSI propozon që kontrollet mjekësore falas një herë në vit të zgjerohen deri në moshën 65-vjeçare, gjithashtu kerkon që 20% i të ardhurave të realizuara nga rritja e akcizës për duhanin dhe alkoolin të kalojë si fond shtesë në Ministrinë e Shëndetësisë.“Grupi parlamentar i LSI-së ka propozuar që së paku 20 përqind e të ardhurave të realizuar të kalojë një fond shtesë të ministrisë së shëndetësisë, sepse vetë rritja e çmimit të akcizës për duhanin, alkolin dhe karburantin ka pasur mbështjen për shëndetin publik dhe shtimi i këtyre fondeve do të ishte i rëndësishëm jo vetëm për organizimin e fushatave kundër duhanit por edhe shtesat e barnave për sëmundjet respiratore. Një ndryshim që ka lidhje me shëndetësinë ka të bëjë me zgjerimin e moshës për kontroll të përgjithshëm të shëndetit deri në 65 vjeç . Propozimi ynë është edhe sa i përket biznesit Fason që tatimi mbi të ardhurat të vazhdonte të qëndronte në masën 10 përqind, pasi ky biznes ka qënë një mbështetje sociale duke punësuar mijëra persona” tha Vasili.Ka qene dhe Partia Demokratike e cila ka depozituar ne Komisonin parlamentar te ekonomise, rreth 30 amendamente mbi buxhetin dhe paketën fiskale.