Lënia e mandateve nga Ministrat, KQZ miraton 5 deputetët e rinj të PS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar vendet e lëna bosh në Kuvend pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ministrat Saimir Tahiri, Mimi Kodheli, Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj dhe Ilir Beqja.Në mbledhjen e sotme të Komisionit, u votua dhe u vendos që mandatin e Arben Ahmetaj në Parlament e merr Dashamir Kamberi. Në vend të Ilir Beqajt do të ulet Esmeralda Shkjau. Mandatin e deputetit në vend të Tahirit e merr Erjeta Alhysa.Në vend të Lindita Nikollës ulet Blerina Gjylametaj, ndërsa Mejreme Delishi ulet në vendin e lënë bosh nga ministrja Mimi Kodheli.Pesë ministrat e kabinetit “Rama", depozituan dje pranë Kuvendit kërkesën për lënien vullnetare të mandatit të deputetit.Lënia e mandatit është një premtim elektoral i Kryeministrit, njëkohësisht kreut të PS-së Edi Rama për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe përqëndrimin në rolet ekzekutive.Javën e kaluar 7 ministrat, Edmond Haxhinasto, Milena Harito, Ilirjan Celibashi, Klajda Gjosha, Nasip Naço, Erjon Veliaj, Eglantina Gjermeni lanë mandatin e deputetit dhe u zëvendësuan me 7 deputetë të rinj.Procesi i lënies së mandatit të deputetit edhe nga ministrat e tjerë të kabinetit “Rama”, pritet të vijojnë në janar.Ministrat që mbajnë ende edhe mandatin e deputetit janë ai i Financave Shkëlqim Cani,Ministri i Mjedisit Lefter Koka,Ministri Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri.Ndërkaq në kabinetin “Rama” ministrat pa mandat deputeti janë Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Ministri i Antikorrupsionit dhe Pushtetit Vendor, Bledar Çuçi dhe Zv/kryeministri Niko Peleshi.