Rama te familja e Hekuran Dedës me rastin e festave të fundvitit

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një vizitë në familjen e Hekuran Dedës, i vrarë në protestën e 21 janarit. I shoqëruar edhe nga bashkëshortja Linda, Kryeministri është mirëpritur nga vëllezërit Deda dhe nga e zonja e kësaj shtëpie.Kryeministri i uroi familjarët e Hekuran Dedës për festat e fundvitit dhe u shpërndau fëmijëve të kësaj familjeje edhe disa dhurata simbolike nga ana e tij dhe e bashkëshortes.Mbajtja e kontakteve të rregullta dhe vizitat në familjet e të vrarëve të 21 janarit janë kthyer tashmë në një traditë për Edi Ramën. Vetëm 2 ditë më parë ai ishte për urimin e Krishtlindjeve në familjen e Aleks Nikës.