Arrestimi i Xhelal Mziut, PD: Qeveria fushatë ndëshkimi ndaj Kamzës
Partia Demokratike e cilëson si fushatë denigruese që i bëhet kundërshtarit politik, arrestimin e kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu.Në emër të PD-së, deputeti Arben Ristani theksoi se masa e rëndë e sigurisë e aplikuar për një funksionar të shtetit bën që të ngrihen dyshime për arrestimin e Mziut.Ristani ka theksuar se Partia Demokratike është dhe do të jetë gjithnjë në mbështetje të shtetit ligjor dhe nuk mbron shkelësit e ligjit, por është kundër ekzekutimeve politike të prestigjeve, të vërtetave të manipuluara dhe praktikave antiligjore.Deklarata e deputetit të Partisë Demokratike Arben RistaniPartia Demokratike ka ndjekur nga shumë pranë dhe me shumë shqetësim situatën që ka shoqëruar arrestimin e Kryetarit të Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu.Në funksion të njohjes së plotë me çështjen dhe për të ndihmuar në garantimin e drejtësisë dhe transparencës, por pa ndërhyrë në punët e drejtësisë, Partia Demokratike vëren se:Arrestimi i z.Xhelal Mziu, kryetarit të Bashkisë Kamëz, i zgjedhur dy herë radhazi me përkrahjen e madhe të popullit të kësaj Bashkie, bërë në kushtet e një terrori policor dhe i shoqëruar me manipulimin mediatik, me shpifje mbi bashkëshorten dhe familjen, ngre pikëpyetjet e para mbi implikimet politike të këtij procesi.Diskreditimi mediatik familjar duke shpifur për rrethana që nuk kanë ekzistuar kurrë, vendimi për arrestimin i marrë në mungesë, duke mos u njoftuar i akuzuari paraprakisht dhe duke ju mohuar e drejta kushtetuese dhe ligjore për tu shprehur për akuzat e ngritura, vetë kjo masë e rëndë sigurie e aplikuar ndaj një të zgjedhuri nga populli, kur nuk ekzistojnë rrethanat e flagrancës dhe rreziku për tju shmangur hetimit, na bëjnë të kemi dyshime serioze mbi rastin konkret.Fillimi në këtë mënyrë i procesit na bën ti marrim me shumë rezervë të gjitha provat e pretenduara më pas.Për sa kohë policia e shtetit është nën ndikimin e plotë politik, procesi bëhet më shumë mediatik sesa ligjor, kur nuk njohim versionin e të akuzuarit dhe jemi nën ushtrimin e pushtetit të tritolit, jemi të gjithë ekstremisht të preokupuar për mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës.Partia Demokratike ka qenë dhe është gjithnjë në mbështetje të shtetit ligjor dhe nuk mbron asnjë shkelës të ligjit, por nuk mund të jetë dakord, përkundrazi është e vendosur të luftojë kundër përdorimit politik të organeve të policisë dhe drejtësisë, kundër ekzekutimeve politike të prestigjit dhe personalitetit njerëzor, me të vërteta të pjesshme dhe shpesh të manipuluara, me vetëgjyqësinë dhe pretencat kryeministrore, me praktikat disporpocionale dhe antiligjore.Ngjarjet e kohëve të fundit në Kamëz tregojnë për një angazhim të turpshëm të strukturave të policisë dhe të Partisë Socialiste në një fushatë ndëshkimi ndaj demokratëve në këtë zonë, dhe ndaj Bashkisë, vetëm e vetëm, sepse këtu demokratët kanë qenë, janë dhe do të jenë, shumicë, qëndrestarë e të papërkulur.Ne e kemi thënë se jemi të hapur përpara drejtësisë, jemi të barabartë në përgjegjësi e detyrime, por ne nuk do të lejojmë fushata të spastrimit politik për eliminimin e kundërshtarit.Këtu në Kamëz, çdokush e di se shumë përpara se të vendoste prokuroria për arrestimin e kryetarit të Bashkisë, të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste kishin dijeni për këtë lajm, dhe ushtronin çdo ditë presion ndaj çdo demokrati të thjeshtë, atyre me mandat, zyrtarëve e familjarëve të tyre.I kujtojmë sot Kryeministrit dhe veglave të tij qorre, se do të mbajnë përgjegjësi deri më një, për gjithë shkeljet, abuzimet dhe dhunimet që po shkaktojnë këto ditë në Kamëz. I kujtojmë Kryeministrit dhe veglave të tij qorre, se drejtësia mund të vonojë, por një ditë do ta thotë të vërtetën.Z. Rama nuk po bën gjë tjetër, veçse po nxit një zemratë popullore, nga e cila ai vetë do të digjet.