Përfshihet nga flakët automjeti në tunelin e Krrabës, shkak një defekt teknik

Një automjet tip Peugeot me targa të Krujës është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.Ngjarja është regjitruar rreth orës 15:00 në tunelin e Krrabës, ku automjeti me të cilin udhëtonin 2 persona është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti teknik.Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, pasi mësohet se dy shtetasit që ishin në mjet kanë zbritur menjëherë prej tij sapo kanë konstatuar zjarrin.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë dhe një zjarrëfikëse, e cila ka bërë të munduar dhe shuarjen e automjetit.Si rezultat i aksidentit të mjetit, për disa minuta është bllokuar qarkullimi i automjeteve. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.