Korçë, dorëzohet në Prokurori ekspertiza e plotë e dy vëllezërve Çollaku
Dorëzohet në Prokurorinë e Korçës ekspertiza e plotë e dy vëllezërve Çollaku të cilët u vranë mesnatën e 8 Dhjetorit nga policia greke.Në ekspertizë theksohet se në trupin e dy vëllezërve Klevis dhe Melsi Çollaku nuk ka fraktura të tjera përveçse plagëve me armë zjarri.Prokuroria e Korçës nisi disa ditë më parë proçedimin për vrasje në rrethana cilësuese për vdekjen e 2 vëllezërve Melsi dhe Elvis Çollaku nga fshati Shuec i Korçës, në kufirin shqiptaro-grek në fshatin Vrontero të Follorinës.Vazhdimisht familjarët e dy vëllezërve Çollaku kane kundërshtuar konkluzionet e ekspertëve greke, por edhe atyre shqiptarë se në trupat e pajetë të dy djemve nuk janë konstatuar shenja dhune ashtu siç ata pretendojnë.Familjarët thonë se ekspertiza mjeko-ligjore është manipuluar, duke u shprehur të bindur se Melsi dhe Elvis Çollaku janë torturuar nga policia greke, përpara se të qëlloheshin për vdekje.Të afërmit e viktimave deklarojnë se janë të gatshëm të bëjnë zhvarrosjen e trupave, me qëllim zbardhjen e së vërtetës. Gjithashtu, ata paralajmërojnë se nëse ngjarja nuk zbardhet, atëherë çështjen do ta çojnë deri në Gjykatën e Hagës.Vëllezërit, Melsi dhe Elvis Çollaku dhe polici grek Elias Kostenis, mbetën të vdekur si pasojë e një përplasje me armë 2 kilometra brenda tokës greke në zonën e liqenit të Prespës së Vogël. Ngjarja e rëndë ndodhi 20 minuta pas mesnatës së 8 dhjetorit, kur një patrullë e policisë greke prej tre efektivësh ishin duke bërë kontrolle.