Fermerët "shpëtojnë" shqiptarët, prodhimi vendas i "mban" çmimet në tokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2013, 16:24
Fermerët shpëtojnë qytetarët nga çmimet e larta edhe pse është prag festash. Prodhimi i shumtë vendas gjatë këtij viti i fruta-perimeve ka bërë që edhe pse është dhjetor, çmimet të jenë mjaft të ulta.Tregtarët e ish-Uzinës Dinamo shprehen se këtë vit edhe pse janë ditë festash, çmimet nuk kanë pësuar rritje ndërkohë që konsumi përsëri përcaktohet i dobët.Por edhe qytetarët shprehen se çmimet këtë vit nuk janë shtrenjtuar siç ndodh çdo vit në prag të festave të fundvitit. Sipas tyre disa artikuj kanë lëvizur vetëm me 10 lekë.Bashkia por edhe institucione të tjera kanë marrë masa që tregëtarët të mos abuzojnë me çmimet në prag të festave.