Sarandë,10 maska plagosin nënë e bir, i sulmuan në lokalin e tyre

10 persona te maskuar në fshatin Livadhja të Sarandës kanë dhunuar dhe plagosur 44-vjeçaren Marjana Xhaferri dhe djalin e saj Pandeli Xhaferri 24 vjeç, ndërkohë që mbi 24-vjeçarin është përdorur dhe thika.Burime nga policia e Sarandës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ambjentet e lokalit në pronësi të dy të plagosurve ku agresorët nuk kanë kursyer as mjetet e forta mbi 44-vjeçaren Marjana Xhaferri.Policia bën me dije se personat e maskuar janë të gjithë nga Konispoli, ndërsa mendohet se kjo ka qenë një lloj hakmarrje ndaj tyre, pasi një natë më parë ata ishin përzënë nga lokali pasi kanë qenë në gjendje të dehur.Sipas të njëjtave burime mësohet se autori që ka palgosur me thikë 24-vjeçarin është shtetasi Armand Ballani, i cili është shpallur person në kërkim nga ana e policisë bregdetare.