Gjelat e detit ngelin në rrugë, fermerët: Nuk kemi ku të shesim

Përveç faktit se gjelat e detit nuk shiten, tragëtarët ankohen se nuk kanë një vend ku mund të tregëtojnë. Në sheshin “Avni Rustemi” ku zakonisht improvizohen tregjet për shitjen e tyre, policia bashkiake dhe inspektorët e AKU kanë qënë aty për të mos lejuar tregëtiminnë këto kushte.Tregëtarët ankohen se nuk dinë ku të shkojnë pasi në fshatrat ku ata i rrisnin gjelat e detit nuk shkon askush për ti blerë.Ndërsa të tjerët hezitojnë të flasinpër shitjet nga frika se mos sinjalizohen autoritetet dhe i heqin edhe nga shitjet në rrugë.Kilogrami i gjelit të deti kushton 80 lekë. 5000 mijë lekë është çmimi mesatar dhe që qytetarët kanë mundësi të blejnë pra një gjel deti që është mbi 6 kg. Ata që tregojnë interes për të blerë janë zakonisht mosha e tretë. Por me pensionin që marrin mendohen 2 herë nëse do ta blejnë apo jo këtë simbol të vitit të ri.Me një pension të tillë 7000 lekë që marrin pensionistët e kanë gati të pamundur për të blerë një gjel deti sepse me paratë e mbetura nuk mund të blejnë asgjë tjetër.