Naço: Ashpërsim të dënimeve për veprat e rënda penale

Ministria e Drejtësisë kërkon ashpërsim të dënimeve për veprat e rënda penale.Ministri i Drejtësisë Nasip Naço është shprehur në një konferencë për shtyp nga kryeministria se  MD-ja do t`i drejtohet nesër Prokurorisë për një politikë të re dënimi duke u aplikuar më më shumë dënimet alternative.“Kohët e fundit ka pasur një tendencë në rritjen e kriminalitetit në moshat e reja. Duke filluar nga Janari 2014 në drejtësinë shqiptare do të ketë një klimë të re. Ne do i drejtohemi nesër Prokurorisë së Përgjithshme edhe një mënyrë të re dënimi. Do kërkojmë një ashpërshim të dënimeve të rënda dhe dënime më të lehtë, kur është mundësia e dënimeve alternative”, theksoi Naço.Sipas tij, do propozohet përdorja sa më e shpeshtë e disa prej neneve të Kodit Penal, për dënimet alternative. “Neni 58- gjysëm liri, ai 59, qëndrimi në shpi, 60, heqja dorë nga alkooli apo droga, neni 64 i lirisë me kushte e disa nene të tjera, janë që do i propozojmë prokurorisë përdorimin më të shpeshtë. Në këtë frymë kanë ecur edhe ndryshimet në Kodin Penal të bëra ndër vite. Edhe krijimi i Shërbimit të Provës është në këtë frymë dhe do të shtrihet dhe në rrethe”, tha ministri.Ministri i Drejtësisë ka theksuar gjithashtu se nga ligji për aminstinë përfitojnë të dënuarit deri në 3 vite burg, gratë mbi moshën 55 vjeç, burrat mbi 60 vjeç, përjashtuar nenit 4 të ligjit, si dhe të dënuarit e mbitur mbi 18 vjeç.