Vlorë, arrestohet pronari i furgonit që u kap me drogë të martën
Në vijim të operacionit antidroge te koduar “Mery Christmas”, policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e pronarit të furgonit i cili u kap me drogë dje në Vlorë. Në prangat e bluve ka rënë shtetasi Vebi Bajrami 44 vjeç.Një ditë më parë strukturat e Drejtorise se policise se qarkut Vlore, gjate nje operacioni antidroge te koduar “Mery Christmas” sekuestruan 916 kilograme kanabis sativa.Kapja dhe sekuestrimi i kesaj sasie te madhe lende narkotike, u be e mundur ne vendin e quajtur hidrovori,vend ku u sekuestruan njekohesisht edhe 2 automjete tip furgone, te cilet kishin transportuar lenden narkotike e cila ishte gati per tu derguar drejt shtetit italian.Nga veprimet operacionale te marra ne rruge operative dhe sherbimeve te alternuara nga toka dhe deti u be e mundur njekohesisht qe efektivet e policise kufitare ne zonen e Orikumit te bllokojne dhe sekuestrojne 1 gomone me dy motore, e cila mendohet se do te perdorej per trafikimin dhe transportimin e sasise te lendes narkotike drejt brigjeve te Italise.Efektivet e Drejtorise se policise se qarkut Vlore kane kryer paralelisht edhe krehjen e zones dhe ne nje lokal prane vendit ku u sekuestrua lenda narkotike,qe shkonte gati 1 ton,u gjet edhe nje automatik tip scorpions,nderkohe qe jane shoqeruar ne ambjentet e komisariatit edhe 3 persona te dyshuar si pjesemarres ne kete trafik.Gjate koheve te fundit ne brigjet e Vlores, jane sekuestruar 3 ton lende narkotike, e cila ne shumicen e rasteve eshte siguruar ne fshatin Lazarat te Gjirokastres.