Xhindi: Java e fundit e vitit e mbushur me aktivitete kulturore për fëmijë dhe të rinj
Me rastin e festës së Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitetet për fëmijë, pranë pemës së vendosur në sheshin “Skënderbe”. Gjatë paradites teatri i “Metropolit” vuri në skenë pjesën teatrale “Çufo dhe bubi Kaçurrel". Aktivitetet do të vazhdojnë edhe gjatë pasdites.Festës i është bashkangjitur edhe nënkryetarja e Bashkisë, Nevila Xhindi së bashku me dy vajzat e saj. Në emër të Bashkisë së Tiranës i ka uruar të gjithë fëmijët për mbarësi, sikundër ju ka bërë të ditur se deri në natën e ndërrimit të viteve pranë pemës do të ketë aktivitete gjatë paradites dhe pasdites.“Përshëndetje dhe gëzuar festën. Ne do të jemi këtu, tek ky shesh, në dy orare tashmë të përcaktuara që është ora 11:00 paradite, që është destinuar për ato grup mosha të vogla të cilët janë edhe në ditët e pushimeve të festave, ku do të ketë gjithmonë aktivitete, po kështu do të ketë edhe në orën 17:00 pasdite aktivitet për grup moshat më të mëdha. Jemi përpjekur që këtë sezon të përfshijmë jo vetëm aktorët e metropolit apo aktorë profesionistë, por jemi përpjekur shumë të përfshijmë talente të reja, t’iu japim atyre një skenë në fundvit për të paraqitur talentin e tyre“ - ka deklaruar znj. Xhindi.Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të gjallërojë sa më shumë jetën kulturore në kryeqytete dhe t’ju jap mundësi fëmijëve dhe të rinjve, përveçse të argëtohen të mund të shfaqin talentin e tyre.Kalendari i festimeve për javën e fundit të vititDatë 25 - ora 17:30 DJ - Akademia Robert Radoja"Datë 26 - ora 11:00 "Albanian Dance Silhouette",Datë 26 - ora 17:30 DJ - " Poli artistik i Tiranes"Datë 27 - ora 11:00 Teatri i MetropolitDatë 27 - ora 17:30 "Akademia e Hollywood-it, Koncert RockDatë 28 - ora 11:00 Teatri për fëmijë "Dhelpra dhe Rrusht"Datë 28 - ora 17:30 Ansambli Tirana, Këngë dhe valle me repertor të përzgjedhur.Datë 29 - ora 11:00 Teatri Metropolit Spektakël për fëmijë, "Çufo dhe bubi kaçurel"Datë 29 - ora 17:30 Shkolla e baletit "Ana Mari"