Presidenti bën “mea culpa”:Termi ringjallje te urimi ishte një “lapsus”
Një ditë pas gabimit të bërë në urimin zyrtar për festën e Krishtlindjes, kreu i shtetit Bujar Nishani ka shpjeguar se ka qenë një lapsus.Pasi ka uruar besimtarët ortodoksë ka shpjeguar se në momentet e shkrimit ka pasur një lapsus, duke pasur parasysh terminologjinë e besimtarëve të krishterë, por urimin e përcaktoi jo vetëm të sinqertë, por edhe mjaft të qartë.“Uroj shqiptarët për më shumë paqe në shpirtrat tanë, më shumë qetësi në mendje. Urimi nuk ka pasur tendencë, ka qenë në momentet e shkrimit një lapsus duke pasur parasysh në respekt të terminologjisë, ka qenë një lapsus, është përdorur fjala ringjallje në vend të fjalës ngjallje por në kontekst çdo fjalë dhe vetë urimi është jo vetëm i sinqertë por edhe mjaft i qartë” ka theksuar Nishani.I pyetur në lidhje me shkarkimet në KLD, presidenti Nishani u shpreh:“Më duhet të informohen sepse nuk e di të ketë një procedurë për të shkarkuar kreun e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, lindjen e Jezu Krishtit, shpëtimtarit të botës. Ashtu siç është bërë traditë çdo vit me rastin e kësaj feste, krerët më të lartë të shtetit kanë zhvilluar vizita në Kishën Katolike dhe atë Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Tiranë, për të përcjellë urimet për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë.