Bursat për studentët nga Kukësi, Këshilli i bashkiak i “kënaq” të gjithë nga pak

Rritet numri i bursave të destinuara për të gjithë nxënësit e Kukësit, të cilët tashmë kanë fituar të drejtën e studimeve në Universitetet e vendit.Ministria e Arsimit për bashkinë e Kukësit, ka dhënë 43 bursa, të cilat do i'u shpërndahen 86 studentëve në formën e gjysëm bursës, me qëllim që të gjithë aplikuesit të kenë mundësi që të kenë një ndihmë financiare për të përballuar jetën studentore.Veç kesaj, bashkia e Kukësit dhe Këshilli bashkiak, kanë dhënë edhe 20 bursa të tjera nga buxheti i tyre, duke qenë se edhe fluksi i kërkesave ka ardhur në rritje për këtë vit.Vetëm në bashkinë e Kukësit kanë aplikuar për t'u trajtuar me bursë më shumë se 130 studentë. Anëtarët e Këshillit bashkiak i kanë shqyrtuar ne menyre te imtesishme keto lista me qëllim që të përfitojnë bursë ata studentë që kanë nevoja imediate ekonomike.