“Shqipëria dhuron” në Berat, shpërndahen ndihma për 250 familje në nevojë

250 familje në nevojë në qytetin e Beratit janë furnizuar ditët e fundit, me ushqime, dhurata dhe të holla, falë nismës "Berati dhuron".Shoqëria civile, binzese, nxënës shkollash, i jane bashkuar kesaj nisme per ti ardhe ne ndihme familjeve në nevojë dhe kryesisht atyre të cilat prej disa muajsh nuk kane përfituar nga shteti ndihmën sociale.Pjese kesaj nisme ka qene edhe Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise Erion Veliaj, i cili u shpreh se do të forcohet roli i shërbimit social më qëllim që të gjitha rastet problematike që trajtohen çdo ditë në media të gjejnë zgjidhje shume shpejt.Ministri Veliaj ka falenderuar qytetaret, te cilet ju bashkuan kesaj nisme dhe ka theksuar se ajo do te vazhdoje te shtrihet edhe ne qytet e tjera te vendit.