Shqipëria feston Krishtlindjen, mijëra besimtarë bëhen pjesë e meshave
Mesha e shenjte e celebruar ne katedralen e Shen Nikolles ne qytetin e Lezhes, ka hapur siparin per kremtimin e Krishtlindjeve.Qindra besimtare u mblodhen ne katedralen e Lezhes, per te kremtuar meshen e shenjte e cila u mbajt nga arqipeshki i dioqezes se Lezhes Imzot, Ottavio Vitale, i cili uroI te gjithe besimtaret per me shume paqe, miresi dhe dashuri me njeri-tjetrin.Katedralja e "Shën Nikollolles" në Lezhe ishte mbipopulluar nga prania e besimtarëve, te cilet kryen ritualet e festës, lutjet, ndezjen e qiririt dhe faljes.Edhe ne Gjirokaster besismtaret ortodokse kane festuar Krishtlindjet, duke u drejtuar prane te gjitha kulteve fetare te qytetit ku jane organizuar edhe meshat perkatese me rastin e kesaj dite te shenuar, e cila simbolizon Lindjen e Krishtit.Me qindra besimtare kane marre frymen dhe driten e shenjte duke uruar per njeri-tjetrin, paqe,miresi dhe dashuri.Festimet ne kete dite te shenuar per komunitetin ortodoks priten te vazhdojne edhe ne oret ne vijim,ku ato do te perqendrohen me se shumti ne Dropull.Besimtaret e krishtere jane drejtuar drejt katedrales ne qytetin e Korçes per te ndjekur nga afer meshen fetare dhe festuar ne te njejten kohe festen e Krishtlindjeve.Edhe ne Vlore me qindra besimtare kane festuar diten e Krishtlindjeve, duke kembyer me njeri-tjetrin urimet e perzemerta te cilat jepen ne mbare boten me rastin e Krishtlindjeve. Besimtaret kane ndjekur me ore te tera meshen dhe ceremonine e organizuar me kete rast.