Prefekti i Vlorës në polici, Besnik Dërvishi “konflikt” me uniformat blu

Shoqërohet në komisariatin numër 1 në kryeqytet prefekti i Vlorës Besnik Dervishi. Burime për “Ora News” kanë theksuar se prefekti i Vlorës është shoqëruar për kundërshtim të një punonjësi të policisë rrugore.Mësohet se prefekti ka refuzuar të largojë makinën personale që e kishte parkuar dysh duke kundërshtuar edhe punonjësin e policisë rrugore.Menjëherë efektivi i policisë rrugore ka njoftuar kolegët e tij të cilët e kanë shoqëruar prefektin e Vlorës në komisariat.Në deklaratën e tij, Dervishi ka reaguar nga ambientet e komisariatit numër 1 të kryeqytetit ku ndodhet pas shoqërimit nga policia. Sipas tij, prezenca në policia është si e cdo qytetari normal, pas një ankese kundër tij.“Mos spekuloni për gjëra që janë të pavërteta.Nuk kam asnjë lloj incidenti të paktën sa më përket mua. Është një lajm i rremë, unë jam në gatishmëri të organeve të rendit. Jam në mbrojtje të organeve të rendit aktualisht. Ju dukem si person i shoqëruar? Jam këtu si cdo qytetar që drejtohet në komisariat për ndonjë ankesë”, tha Dervishi.Disa ditë më parë, Dervishi u bë protagonist në media pas vendosjes së një sasie eksplozivi në automjetin e tij, përpara se ai të hynte në parkingun e Kryeministrisë.