Nikoliç: Njohja e Kosovës do t’i vihet kusht Serbisë

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka pranuar se njohja e Kosovës herët a vonë do t’i vihet kusht Serbisë.Në një intervistë për B92, Nikoliç, ka thënë se shteti i tij përballet me tri dilema, dhe njëra prej tyre përfshin edhe Kosovën.“Ne nuk kemi një kërkesë për ta njohur pavarësinë e Kosovës, por diplomatët flasin se ky do të jetë kusht pa të cilin nuk mund të ecim përpara. Mua më lëndon neutraliteti i Bashkimit Evropian, sepse ne nuk mundemi të jemi në pozicion të njëjtë, Serbia si themeluese e OKB-së dhe Kosova e vetëshpallur e pavarur”, ka thënë Nikoliç.Dilema tjetër, sipas tij, janë marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë.