S’ka zgjedhje në Skënderaj, gjykata lejon Lushtakun të bëjë betimin

Gjykata e Apelit ka miratuar ankesën e avokatit të Sami Lushtakut, që ta lirojë klientin e tij për të bërë betimin pasi është zgjedhur kryetar i Skenderajt më 3 nëntor. Lajmin e ka konfirmuar avokati, Arianit Koci.“Po, Gjykata e Apelit ka miratuar ankesën time për lirimin e Lushtakut që ta bëjë betimin”, ka thënë Koci.Kjo është kërkesa e dytë e mbrojtjes, pasi e para u hodh poshtë dhe shanset që kjo Komunë të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme ishin të mëdha.Në zgjedhjet e 3 nëntorit Lushtaku fitoi postin e kryetarit të Skenderajt në raundin e parë me 80 për qind të votave.