Thaçi dhe Daçiç takohen më 19 janar

Takimi i ri në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiç, është planifikuar të mbahet në Bruksel më 19 janar 2014.Kjo datë, nuk është e rastësishme, shkruajnë mediat e Serbisë, pasi përkon dy ditë para takimit të parë mes qeverisë së Serbisë dhe Bashkimit Evropian, për anëtarësimin e fqinjit verior në BE.Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton, këto ditë pritet të ju dërgoj ftesën dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç për raundin e ri të bisedimeve, ku temë kryesore e bisedimeve do të jetë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.