Daçiç: Kosova, tema më e vështirë në negociatat për BE
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se tema më e vështirë në negociatat për pranim në Bashkimin Evropian, do të jetë Kosova.Sipas tij, vazhdimi i dialogut me Kosovën do të bëhet më 9 janar të vitit të ardhshëm.Daçiç është shprehur i bindur se hapja e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE është realizim i ëndrrës së gjeneratës dhe ka theksuar se hyrja në BE mund të bëhet në afat rekord.I pyetur se a do të thotë se marrëveshja juridikisht obliguese me Kosovën, që duhet të nënshkruhet para hyrjes në BE, paraqet njohje të pavarësisë së Kosovës, Daçiç tha se Serbia nuk ka si qëllim ta pranoj Kosovën, por t’i normalizoj raportet me Kosovën.“Kjo gjë nuk shkruhet në asnjë vend, dhe ajo që nuk shkruan nuk është obliguese”, tha sot Daçiç, në konferencën për gazetarët.