Mrkic: Do të jemi shumë më të pranishëm në Kosovë

Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkic, ka thënë se kërkesa e Bashkimit Evropian që “korniza gjeografike” e ligjeve serbe të mos jetë në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës .“Lexojeni Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit i OKB-së). Aty thuhet qartë. Të gjitha qeveritë deri tani janë sjellë në përputhje me të”, ka thënë Mrkic për Politika.Ai tha se serbët në Kosovë janë “njëqind herë më të sigurt” se para nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel, dhe se Serbia do jetë “shumë më e pranishme” në Kosovë.