BE diskuton sot për Serbinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2013, 09:20
Udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian vendosin sot për propozimin e Këshillit të Ministrave, që blloku, në muajin janar, të fillojë negociatat e pranimit me Serbinë.Sipas mediave serbe, pritet që shefat e shteteve dhe qeverive të caktojnë 21 janarin e vitit të ardhshëm si datë për konferencën e parë ndërqeveritare.Në konkluzionet e BE-së për Serbinë, thuhet se para hyrjes së saj në BE, ajo duhet të nënshkruajë një dokument obligues ligjor për rregullimin e raporteve me Prishtinën.Në Bruksel vazhdon sot dita e dytë e samitit të BE-së.