Serbi, opozita kërkon reagim ndaj deklaratës së deputetit gjerman
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë në opozitë, Sllobodan Samarxhiç, tha sot se qeveria e Serbisë duhet të reagoj lidhur me deklarat për Kosovën të deputetit gjerman, Andreas Schockenhoff.Samarxhiq ka thënë se përvoja e deritashme tregon se Schockenhoff gjithnjë paraqet qëndrime zyrtare gjermane, raporton agjencia Beta.Deputeti i partisë gjermane Unioni Demokristian, Andreas Schockenhoff, ka thënë se Bashkimi Evropian në këtë moment nuk e ka përmendur fjalën “njohje” të Kosovës, pasi e di se çka do të thoshte kjo sot në Serbi, por në fund të procesit të integrimit, si Serbia ashtu edhe Kosova, duhet të jenë në gjendje që në procesin e pavarur politik nga njëra-tjetra, të hyjnë në BE.Samarxhiç ka vlerësuar se deklarata e tillë do të thotë se nga Serbia do të kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës.