Kuçi: Kosova dhe Mali i Zi, kontroll të përbashkët të kufirit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar se Kosova dhe Mali i Zi duhet ta kontrollojnë sëbashku kufirin, në mënyrë që të luftohet kontrabanda.“Kemi kontroll të mirë të kufirit” me Malin e Zi, tha Hajredin Kuçi në intervistën për televizionin Atlas në Podgoricë, dhe ka shtuar se në anën e Kosovës është policia, ngandonjëherë aty janë edhe KFOR-i e EULEX-i.Gjithashtu, Hajredin Kuçi, që është edhe ministër i Drejtësisë në Kosovë, ka theksuar se do të ishte më mirë, sikur Kosovë dhe Mali i Zi të kishin një kontroll të përbashkët të kufirit, siç është rasti i Malit të Zi me Shqipërinë”.Kuçi ka thënë se pret që Kosova dhe Mali i Zi, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, të shkëmbejnë ambasadorët.Ai është shprehur gjithashtu se pret që Podgorica dhe Prishtina të nënshkruajnë marrëveshjen për ekstradim, për luftë më efikase kundër krimit.