Dështimi për datën për negociatat, qytetarët dhe ekspertët të ndarë
Qytetarët në Maqedoni sërish janë të dëshpëruar nga vendimi i BE-së për mosdhënien e datës për hapjen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë.Por në këtë drejtim ekzistojnë ndarje lidhur me akuzat që i faturohen në njërën anë Qeverisë, dhe në anën tjetër Bashkimit Evropian.Selam A, studentë nga Shkupi thekson për “BALKANEU” se vendimi ka qenë i pritur dhe se faji qëndron tek kryeministri Nikolla Gruevski dhe qeverisja aktuale.“Ne e kemi të qartë se problemi është tek emri, që nuk ka vullnet të ndryshohet dhe derisa nuk ka ndryshime, ne do të përjetojmë të njëjtën situatë dhe do të jemi vetëm pengje të kësaj politike dezintegruese”, thekson studenti shqiptar, duke apeluar që Brukseli të evidentojë qartë fajtorët për këtë situatë, ku viktima janë qytetarët.Mirjana.G, nëpunëse shtetërore nënvizon se problemet qëndrojnë tek BE, e cila po luan me fatet e vendeve të Ballkanit dhe bën politika sipas interesave të saj. “Në rast është problem emri, pse nuk tejkalohet ky problem dhe ne të vazhdojmë rrugën e integrimit dhe të arrijmë synimet për të qenë vend anëtarë sikur Bullgaria dhe Kroacia, që nuk kanë asgjë më shumë se ne”, thekson Mirjana.Ekspertët për eurointegrime kanë dallime sa i përket procesit të integrimit të vendit dhe mosdhënies së datës në Samitin e ditëve të ardhshme të BE-së. Ekspertët theksojnë se tashmë vendimi është i qartë se nuk do të ketë datë, pas takimit të djeshëm të këshillit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare.“Ishte një vendim i pritur, për shkak se dihet se problemi qëndron tek çështja e emrit me Greqinë. Ne jemi të vetëdijshëm për një dëshpërim tek qytetarët dhe një dëshpërim edhe tek spektri politik, por megjithatë mbetet në sipërfaqe shpresa e madhe që nuk do të shkrihet sa i përket synimit për të qenë pjesë e barabartë e familjes evropiane. Ne po përjetojmë rrëfimin e njohur ‘duke pritur Godonë’, por të gjithë duan që përralla të përfundojë ashtu siç presim të gjithë për hyrje në BE”, theksoi profesori universitar në Universitetin e Shkupit, Gjorgji Tonovski.Edhe eksperti për çështje evropiane, Muhamer Pajaziti vlerëson për “BALKANEU” se më shumë janë problemet e brendshme dhe politikat dezintegruese të qeverisjes aktuale, se sa të fajësohen për bllokime vendet fqinje si Greqia apo Bullgaria.“Kryeministri i Maqedonisë dhe garnitura qeveritare e tij dështimet në proceset eurointegruese dëshirojnë ti mbulojnë me kontestin e emrin, duke fajësuar Sofjen dhe Athinën si bllokmen kryesor në këtë proces. Në fakt unë mendoj se Projekti qeveritar ‘Shkupi 2014’ është virusi, i cili na planin e jashtëm ka acaruar në ekstrem raportet me fqinjët, ndërsa në planin e brendshëm ka tensionuar raportet ndëretnike në vend. Në kohë krize dhe recesioni të shpenzosh miliona euro në përmendore është çmenduri. Realizimi i reformave duket se është bërë vetëm në letër për faktin se shumica e qytetarëve akoma nuk i besojnë organeve të gjyqësisë, policisë, ushtrisë si dhe institucioneve tjera shtetërore. Ndërkaq në planin ekonomik flasin edhe raportet ndërkombëtare për një varfëri të skajshme”, thekson ligjëruesi pranë Kolegjit ISPE, Muhamer Pajaziti.Sondazhet e fundit lidhur me disponimin e qytetarëve për anëtarësim në BE tregojnë se shumica e konsiderueshme apo mbi 90 për qind e qytetarëve mbështesin integrimin në BE.