Thaçi reagon pas akuzave të VV: Krah ish-luftëtarëve të UÇK-së në gjyqet e padrejta
Akuzat e Vetëvendosjes se Hashim Thaçi po "i shet" një e nga një shokët e tij të luftës e ka detyruar kryeministrin e Kosovës të reagojë e të hedhë poshtë këto pretendime. Përmes një postimi në FB, Kryeministri Thaçi shkruan:"Kam qënë dhe mbeten në krah të ish-luftëtarëve të UCK-së, edhe sot në betejat jo të drejta gjyqësore, në të cilat, po ballafaqohen z.Sylejman Selimi, dhe z. Sami Lushtaku, dhe së fundi edhe z.Japup Krasniqi, që u sfidua nga një intervistim përndjekës bazuar si duket në thashetheme. Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Asnjë proces gjyqësor me argumente gjysmake nuk mund ta ndryshojë historinë. Duke qenë në anën e së drejtës dhe principeve, kemi qenë dhe do të dalim fitimtarë."Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti deklaroi një ditë më parë se Thaçi po nxit hetimet e EULEX ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, atyre që nuk pranojnë të përdoren prej tij.