Parlamenti grek pezullon financimin e partisë neonaziste Agimi i Artë

Parlamenti i Greqisë vendosi të pezullojë financimin e Agimit të Artë, forcës politike të ekstremit të djathtë në vend. Agimi i Artë përfitonte nga buxheti i shtetit si një forcë politike parlamentare, por ndërprerja e financimit u përligj nga ligjvënësit me procesin penal në vazhdim ndaj disa prej drejtuesve të kësaj partie.Nëse procesi do të sjellë dënimin e këtyre drejtuesve për akuzat e ngritura, midis të cilave edhe ajo për formimin e një organizate kriminale, vetë Agimi i Artë rrezikon të nxirret jashtë ligjit dhe të pengohet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.Në votimin në Parlament, propozimi për ndërprerjen e financimeve për Agimin e Artë kaloi me 241 vota në favor, 26 kundër dhe 28 abstenime.Pavarësisht goditjeve që ka marrë së fundmi në opinion, Agimi i Artë vazhdon të renditet në sondazhe si partia e tretë më popullore midis grekëve.Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në dhjetor, kjo forcë ekstremiste do të grumbullonte sipas një sondazhi të së përditshmes "Ethnos" rreth 6.7% të votave, duke siguruar lehtësisht hyrjen në Parlament.Në sondazhe, Agimi i Artë njohu kulmin e tij prej 13% në muajin korrik, pak përpara vrasjes së këngëtarit liberal Pavlos Fyssas nga një anëtar i kësaj organizate.Aktualisht, gjashtë prej 18 deputetëve të Agimit të Artë në Parlament janë duke u ndjekur penalisht.