Daçiç: Serbët nuk janë unikë, por mbajnë qeverinë e Thaçit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2013, 19:05
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar se serbët në botë nuk janë unikë dhe se ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm se çfarë janë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund t'i përmirësojnë gabimet. Këto komente Dacic i ka bërë gjatë një konference në Beograd të titulluar "Serbia dhe Diaspora"."Serbët sot në botë nuk përfaqësojnë asnjë lloj faktori, as Serbia si shtet, as Serbia si diasporë. E them këtë pasi deri më tani nuk kam takuar asnjë serb në strukturat politike ku kam qenë, por boshnjakët, shqiptarët dhe turqit po, edhe pse ne jemi më shumë", ka thënë Dacic.Kryeministri serb po ashtu ka kujtuar se pa serbë në rajon nuk ka qeveri në Kroaci dhe se Hashim Thaçi falë serbëve mban Qeverinë në Kosovë.