Shqiptarët etnik po humbasin durimin në Maqedoni
Shqiptarët etnik në Maqedoni po humbasin durimin rreth negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.Kështu shkruan sot portali evropian Euroactiv, në një shkrim me titull “Shqiptarët etnik në Maqedoni po humbasin durimin rreth negociatave me BE”.Siç nënvizohet në fillim shqiptarët etnik i bëjnë thirrje liderëve botëror që të ndihmojnë në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë dhe të hapen negociatat për anëtarësim në BE. Por, nga ana tjetër, thuhet se Bashkimi Evropian është i dëshpëruar nga përparimi i munguar i vendit drejt plotësimit të standardeve demokratike.Portali citon deklaratat e fundit të zëvendëskryeministrit për evrointegrime Fatmir Besimi i cili ka bërë thirrje për ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, sidomos NATO dhe BE, për zgjidhjen e kontestit të emrit.Shkrimi nënvizon edhe përmendoren e vendosur të mbretit serb Car Dushani dhe kontradiktat e ngritura lidhur me këtë përmendore që është pjesë e projektit “Shkupi 2014”.“Bashkësia etnike shqiptare është e pakënaqur me mungesën e arritjes së përparimit në planin e agjendës evropiane. Ata vlerësojnë se përparimi do të forcojë mundësitë për vende të reja pune dhe do të mundësojë përparimin e të drejtave të tyre”, thekson zëvendëskryeministri i evrointegrimeve, Fatmir Besimi.Euroactiv tërheq vërejtjen edhe për ndarjet e theksuara midis partive politike në planin e mbështetjes së dialogut politik dhe reformave.